Haradinaj: Kandidimi im për President, ofertë për të mbetur në Qeveri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin “Prime Time” në Kanal10, tha se kandidimi i tij për President është oferët për të mbetur edhe më tutje në Qeveri.

Haradinaj shtoi se ka pasur takime me udhëheqësit e koalicionit qeverisës por edhe me udhëheqësit e PDK-së.

“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në Qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.