Haradinaj: Fatura e tatimit në pronë për 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të MF-së

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave.

Sipas tij, ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për të frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve”.

“Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”.

“Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës. Por durimi ka kufi! Mjaft”.

klankosova.tv