Haradinaj: Detyrë e qeverisë t’i sigurojë tekstet shkollore, Kurti është kthyer në dëm për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është detyrë e qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në vend.

Haradinaj tha se çdo justifikim për këtë dështim, sipas tij, është qesharak, teksa pyeti se çka duhet të ndodh tjetër që kryeministri i vendit, Albin Kurti, që ai është kthyer në dëm për Kosovën.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për çështjen e teksteve shkollore, nëse ato do t’i blejnë prindërit apo vetë ministria.