Haradinaj: Ata që sot nuk janë kundër Rusisë, janë me Rusinë

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj sulmeve të Rusisë mbi zonat civile në Ukrainë, duke thënë se këto janë skema tmerrit të krimeve të vazhdueshme të Putinit dhe ushtrisë së tij.

Haradinaj ka shtuar edhe se, ata që sot nuk janë kundër Rusisë, janë me Rusinë.

Tutje ka deklaruar edhe se “Lutemi dhe bashkëndjejmë me Ukrainën”.

“Sulmet brutale të Rusisë mbi zonat civile në Ukrainë, janë skena tmerri të krimeve të vazhdueshme të Putinit dhe ushtrisë së tij. Jemi bashkë me aleatët dhe partnerët tanë në dënimin e këtij akti makabër. Ata që sot nuk janë kundër Rusisë, ata janë me Rusinë. Lutemi dhe bashkëndjejmë me Ukrainën”, ka thënë Haradinaj.