Opozita e ka kritikuar punën dyvjeçare të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave të tij në seancën e së enjtes të Kuvendit.
Kritika pati edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi Qeverinë se po e mban peng buxhetin, madje e quajti “rrenë” suksesin ekonomik që e prezantoi Kurti.
“Mund ta quajmë sukses grumbullim e parasë publike. Se si është zbatuar buxheti më lejoni t’u sjell të dhënat nga viti qe shkoi. 800 milionë buxhet i Kosovës i mbajtur peng në një periudhë me inflacion. Ju lutem a quhet sukses ky devalvim i parasë. Nëse keni lexuar diku që është quajt sukses një gjë e tillë, nuk e di kush iu ka mësuar dhe po iu mashtron se kjo është sukses. Ti ke strategji perfide, po do me i lodhë njerëzit, komunat, sipërmarrësit po dëshiron t’i kthesh në sllavë dhe të varen nga ti me lëmoshë. Unë po i dëgjoj këto rrenat për suksesin ekonomik. Kujt iu është rritur fuqia blerëse në Kuvend? Nuk e kuptoj pse ia ke marrë inatin shtetit tënd?”, ka thënë Haradinaj.
“Mos harroni se asnjë vend nuk i nënshtrohet një njeri, e kam dëgjuar prej teje këtë kryeministër. Dikur i ke thënë Hashim Thaçit në këtë foltore shko Hashim, shko se kjo, ajo, ta deshi puna dhe shkoi Hashimi. Çka është më mirë në këtë Kosovën tënde të lutem. Prej kur ke ardhur ti nuk po shoh se dikush ka pa hair prej teje. Nuk e di që një profesionist i një sektori që të ka pa hairin. Prandaj edhe unë po të them shko Albin se nuk po qet asgjë në dritë në Kosovë, veç nuk mundem më të thënë shko ku janë ata. Por shko ku dush ti, veç shko”, ka shtuar Haradinaj.