Haradinaj: Akuza për “puç” ndaj Osmanit bazohet në frikën që e ka VV-ja ndaj saj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar akuzat për një “puç politik” që janë drejtuar ndaj presidentes Vjosa Osmani në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj ka thënë se opozita i ka parë gjithmonë bashkë kryeministrin Albin Kurti dhe Osmanin, ndërsa tani sipas tij po vërehet një ndarje mes tyre.

“Ne si opozitë i kemi parë bashkë këta gjithë kohën, e tash po e shohim që janë ndarë dhe akuza që i bëhet presidentes Osmani për puç e dëshmon frikën, sa e madhe është frika në anën tjetër nga znj. Osmani, pra nga frika se çfarë do të ndodhë nga kjo ndarje,” ka deklaruar Haradinaj në Politiko.