Haraçina edhe sonte në errësirë

Edhe sonte një pjesë e madhe e Komunës së Haraçinës vazhdon të mbetet në errësirë. Tashmë disa ditë banorët e kësaj komune po përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Nga EVN për TV21 sot thanë se se fajet për problemin me mungesën e energjisë elektrike i kanë banorët e Haraçinës, sepse shfrytëzojnë rrymën në mënyrë ilegale dhe pastaj ka shumë defekte, e kur ndërhyjnë ekipet e EVN-së ata sulmohen.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Ridvan Ibrahimin apelon te organet kompetente që ta zgjidhin problemin. Thotë se ka kërkuar shpjegim nga EVN, por ende nuk i kanë kthyer përgjigje.