Ministria e Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 8 personave, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “zhvatje”. Të gjithë janë nga fshati Batincë e Shkupit, nga mosha 32 deri në 51-vjeç.
Pas konfirmimit të identitet të 8 të dyshuarve, policia ka kryer bastisje të shtëpitë e tyre e më pas edhe i ka arrestuar 5 persona, ndërsa për 3 është lëshuar urdhër arrest qendror. Pas kontrollit në afërsi të banesave të personave të ndaluar, automjeti i zhvatur është gjetur në rrugën e vjetër për në fshatin Koliçan. Personit J.K i është caktuar paraburgim 30-ditor, ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar masa sigurie.




