Haqim Ramadani: I humba zgjedhjet ama i fitova zemrat e shqiptarëve

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani ka njoftuar se kanë humbur në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale, raporton SHENJA.
“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën.
Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe!”, ka shkruar Ramadani.