Ish-kandidati për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani, doli me mbështetje ndaj Bilall Kasamit në kauzën e tij të drejtë për të mirën e shqiptarëve.
Ramadani tha se Kasamin e njeh si njeri që nuk shantazhohet dhe i përulet vetëm Zotit.
“Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë shtet, pjesëmarrja e tyre në Qeveri buron nga votat e 107 mijë shqiptarëve të këtij vendi.
E di mirë se Bilall Kasamin nuk mund ta shantazhojë dhe kushtëzojë askush.
Ai i përulet me modesti vetëm Zotit të vet dhe i shërben vetëm popullit të vet.
Të tillë e njoh në të kaluarën dhe i tillë është edhe tani dhe do të vazhdojë të mbetet”, shkruan Ramadani.
Ai i ftoi të gjithë shqiptarët që të rreshtohen pas Bilall Kasamit.
“Prandaj i jap përkrahje të plotë në çdo betejë për të mirën e shqiptarëve dhe i ftoj të gjithë shqiptarët që t’i japim fuqi një njeriu urtë e të mirë, në kauzën e tij të drejtë”, thotë Ramadani.





