Hapja e shkollave: Për shtator – në lojë tri opsione

Në seancën e 83-të të Qeverisë, janë miratuar planet për hapjen e shkollave fillore dhe të mesme për mësim me prezencë fizike për vitin shkollor 2021 – 2022.

“Ky vendim i Qeverisë ka marrë parasysh rekomandimet e MASH-it se shkolla ka një rëndësi të vecantë për arsimin dhe mirëqenien e nxënësve dhe se vendimi për hapjen e sërishme të shkollave është bërë me vlerësimin paraprak të përgjithshëm të rreziqeve, ku janë marrë parasysh faktorët epidemiologjik, shkalla e vaksinimit të kuadrit mësimdhënës, sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe kapaciteti I shëndetit publik, angazhimi I shoqërisë dhe kapaciteti shtetëror për mirëmbajtjen e mbështetjes sociale dhe ekonomike për më të cënuarit” – kanë thënë nga Qeveria.

Planet I ka përgatitur MASH-i, kurse sic përcjell KlanM, me to sqarohen hapat që duhet t`i ndërmarrin shkollat fillore dhe të mesme që t`I sigurojnë masat e nevojshme për mbrojtje dhe me këtë ta zvogëlojnë rrezikun nga përhapja e COVID-19, që përfshihen me protokollet e veprimit të shkollave fillore dhe të mesme për realizimin e procedit edukativo-arsimor me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2021 – 2022.

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska ka deklaruar se po bëhen përgatitje që nga 1 Shtatori të gjithë nxënësit të kthehen nëpër shkolla, konform protokolleve për mbrojte nga koronavirusi, sic janë mbajtja e maskave, ajrosja e ambienteve dhe matja e temperaturës.

Ministrja Carovska ka deklaruar se ekzistojnë edhe dy zgjidhje tjera alternative, por kur dhe nëse do të zbatohen do të varen nga KSI-ja.

Nëse ndryshon situata epidemiologjike, mund të merret vendimi që mësimi nga klasa e Pestë deri në të Nëntën të zbatohet me mësim online.

Alternativa e tretë, sic njofton KlanM, është kthimi I të gjithë nxënësve nëpër shkolla nën protokolle shëndetësore, por me rotacione të grupeve të nxënësve, kështu që një grup do të jetë në shkollë me prezencë fizike, kurse grupi tjetër do të ndjek mësimin online. /KlanMacedonia