Hapet pikë e re për testim PCR në Tetovë

Nikob Lab njofton se nga nesër, 27 korrik 2021, do të hapet një pikë e re mobile për PCR testim dhe testet e shpejta të antigjenit në kompleksin Vero në Tetovë në rr. Video Smilevski Bato nr. 7 (përballë Monopolit). Kjo pikë testimi do të punojë çdo ditë nga ora 8:30 deri në 16:00.

Nikob Lab si kompani me përgjegjësi shoqërore investon fonde të mëdha dhe përpjekje për të përmbushur nevojat e të gjithë qytetarëve të cilët gjatë pushimeve do të kenë nevojë për PCR dhe analiza të shpejta të antigjenit për të udhëtuar jashtë vendit – me një kosto prej 1000 denarëve.

Ekziston një mundësi pa caktuar dhe regjistruar një termin, dhe ju i merrni rezultatet e testit në emailin tuaj të njëjtën ditë me një certifikatë në anglisht dhe kodin QR ose nëse dëshironi mund të merrni rezultatin në formë të shtypur nga i njëjti vend, çdo ditë nga 20-22.

Nikob Lab i cili si laborator ka kapacitetin më të madh për kryerjen e testeve PCR në vend, përveç kësaj pike në Tetovë, ekzistojnë edhe shtatë pika të tjera për testim të Covid-19, në Kisela Vodë – Shkup, Kumanovë, Gjevgjeli, Dojran, Strumicë, aeroportet në Shkup dhe Ohër, me vendet më të qasshme me parkingun adekuat.

Për më shumë informata mund të telefononi në numrin e telefonit 02 / 274-1000 ose të vizitoni uebfaqen nikoblab.mk

Shënim: Gjatë testimit, është e detyrueshme të keni pasaportën.