Hapet ekspozita e 6-të ndërkombëtare CIIE

Në Shangau u hap Ekspozita e 6-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) .

Duke iu drejtuar këtij eventi me rëndësi globale, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se që nga viti 2018, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës është mbajtur me sukses për pesë herë. Duke u mbështetur në avantazhet e mëdha të tregut të Kinës, ajo ka përdorur plotësisht funksionet e saj si një platformë për prokurimet ndërkombëtare, promovimin e investimeve, shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin e hapur, duke dhënë kontribut pozitiv në përshpejtimin e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi dhe nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore.

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës do të përshpejtojë përmirësimin e funksionit të një dritareje të re në ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, do të sjellë mundësi të tjera për botën me arritjet e Kinës, do të përdorë plotësisht rolin e saj si një platformë për të promovuar hapjen e nivelit të lartë dhe duke e kthyer tregun e madh të Kinës në një treg global të përbashkët. Në këtë mënyrë do sigurohet një ndarje më e mirë për mallrat dhe shërbimet publike ndërkombëtare për të ndihmuar në promovimin e ndërtimit të një ekonomie të hapur botërore dhe për të mundësuar bashkëpunimin me fitime reciproke për të mirën e njerëzimit, shkruan CMG.