Hapësira e lirisë

Nga: Senat Ferati  

Këto ditë në vendin tonë është në procedurë parlamentarepropozimligji për barazi gjinore për të cilin, çuditërisht,  nuk ka thuajse fare debat publik! Edhepse ky propozimligj ka për qëllim që të rregullojë sferën e marrëdhënieve gjinore, pra të instalojë mekanizmat e nevojshëm ligjor për zbatimin e barazisë gjinore, si në sferën e jetës private edhe në atë publike, si dhe të forcojë pozitën dhe statusin e femrës në shoqëri, është e dukshme se propozuesit kanë për qëllim që nëpërmjet kësaj “dritareje” të e fusin dallimin fluid, thuajse inekzistent, mes seksit dhe gjinisë, me atë dallim se seksualiteti qenka kategori biologjike kurse gjinia vetëm kategori sociale e shkaktuar nga faktorët shoqëror e kulturor!

Askush në shoqërin tonë multietnike e multikonfesionale nuk është, në parim, kundër barazisë ligjore gjinore apo kundër luftimit të dhunës në familje, por është poashtu më se e nevojshme të definohet se çka nënkuptohet me barazinë gjinore në jetën reale. Mos vallë duhet patjetër të kemi numër të barabartë të punësuarve, meshkuj e femra, nëpër miniera? Mos duhet të kemi numër të barabartë të pilotëve? Vallë, a do të duhet, tash e tutje , të barazojmë numrin e meshkujve dhe femrave në industrinë e ndërtimtarisë? Vallë, do të përmirsohet në cilësi raporti mes meshkujve dhe femrave me faktin që nëpër dokumentet personale nuk do të figuroj më emërtimet mashkull/femër por vetëm simbolet M dhe F dhe gjinia e tretë X?

Ky propozimligj është produkt i Konventës së Stambollit, të cilën edhe Kuvendi i MV e ka ratifikuar më 8 korrik 2011, dhe rrjedhimisht po e imponon ndarjen artificiale mes seksit (si gjini biologjike) dhe gjinisë (angl. gender) si konstrukt vetëm shoqëror, si diçka emocionale e psikologjike. Idenë dhe konceptin e kësaj ndarjeje e kanë huazuar lëvizja LGBT+ dhe ajo feministe dhe me këtë janë duke u promovuar si promotor të teorisë dhe ideologjisë gjinore të cilët, paradoksalisht, kur i ndesh me fakte shkencore që vinë ndesh me teorinë e tyre, të fajësosjnë si reaksionar, antimodern, fashist etj. Etiketimi edhe nuk është aq problem sa përhapja, në dekadën e fundit, e një klime të korrektësisë politike e cila ndalon të shprehurit e qëndrimeve të kundërta me ideologjinë gjinore! Kësaj gjendjeje po i vie era totalitarizëm, me atë dallim se, totalitarizmat e mëparshëm (nacizmi, fashizmi, komunizmi) ishin lehtë të identifikue-shëm, kurse ky (genderizmi) është shumë fluid e amorf. Sot nuk lejohet të thuhet se homoseksualizmi është çrregullim i strukturës së ekzistencës së njeriut si racë specifike biologjike, por jo vetëm biologjike.

Propozimligji nga aspekti juridik nuk duket fare problematik, por nga zbatimi i Konventës nëpër vendet perëndimore e në UE vërejmë gjëra vërtetë shqetësuese e trishtuese. Konventa (neni 12 al. 1) kërkon çrrënjosjen e të gjitha paragjykimeve, traditave e zakoneve që mbështeten “në stereotipet e roleve të mashkujve dhe femrave”. Konventa nuk definon se cilët janë këto role stereotipe, por vendet e ndryshme dhe grupet e ndryshme shoqërore këto i interpretojnë në mënyrë shumë të hapur aq sa disa edhe rolet e mëmësisë dhe atësisë i trajtojnë si role gjinore stereotipe! Konventa poashtu kërkon nga institucionet përgjegjëse që kulturën, zakonet, besimin dhe traditën, për aq sa këto dallohen nga interpretimet dhe parimet e Konventës, duhet të ia nënshtrojmë synimeve të Konventës (neni 12 al. 5).

Nuk ka dyshim se edhe te ne ka shumë hapësirë për të përmirësuar pozitën e femrës në të gjitha sferat e jetës shoqërore, për të avansuar të drejtat dhe liritë e saj politike, por të arrihet kjo në kurriz të destrukturimit të familjes tradicionale dhe duke dekonstrukturuar polaritetin gjinor, kjo duket një tendencë e dyshimtë meqë, për shkak të një popullate prej më pak se 2%, sa ka të deklaruara martesa të së njejtës gjini në UE,  po e ndryshojmë dhunshëm (ligjërisht) funksionimin e shëndetshëm të familjes tradicionale në emër të mbrojtjes së të drejtave të një pakice shoqërore (LBGT+). Duke stigmatizuar familjen dhe gjinitë biologjike ne kemi arritur deri aty sa sot askush nuk zhduk popuj, por gjatë vitit mbyten mbi 40 miloin fetusa (fëmijë)… në mitrën e nënës. Shkalla e lindshmërisë sot në vendet perëndimore është 1,39 kurse duhet të jetë 3-3,2 për femër. Si të arrihet shkalla e lindshmërisë me gjinitë artificiale: me homoseksualët, me biseksualët, me transseksualë, me transgjinorët etj?

Meqë gjuha nuk është vetëm reflektim i realitetit por edhe e krijon atë, me braktisjen e ndarjes gjinore biologjike promotorët e ideologjisë gjinore po tentojnë të konstruktojnë gjininë e pavarur nga seksi, e cila gjini do të zgjedhej sipas dëshirës, e cila nuk mund të jetë kurrsesi jetëdhënëse. Sipas ligjshmërive biologjike seksin/gjininë nuk mund të e ndryshojmë sepse kromozomi xx apo xy është i regjistruar në secilën qelizë të trupit të njeriut. Pra, me intervenim kirurgjik mundemi vetëm me “shkatërru” seksin personal, dhe pastaj të “imitojmë” seksin/gjinië e kundërt, por nuk mund të krijohet sesk/gjini e re.Disa shtete tash më kanë legalizuar ndryshimin e seksit qysh në moshën fëminore, psh. Në Britaninë e Madhe që nga mosha 9 vjeçare, në Norvegji nga mosha 7 vjeçare! Por kjo nuk është zgjidhja më e mirë. Personat disforik, si produkt i inxhinjeringut social, nuk kanë nevojë për ndërrim gjinie, por për trajtim të përshtatshëm psikologjik e psikoterapuetik.

Studimet e fundit shkencore tregojnë se hormonet gjinore janë prezent edhe para lindjes së fëmiut dhe këto përcaktojnë pas lindjes së në cilën kahje do të organizohen neuronet, pra në drejtim të trurit mashkullor apo femëror. Kjo don të thotë se truri i mashkullit dhe i femrës ka dallim biologjik e jo vetëm psikologjik dhe është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme që në emër të disa emocioneve të paqarta në një fazë caktuar të zhvillimit të fëmiut e adoleshentit dikush të ketë të drejtë të ndikoj dhunshëm (qoft edhe me të drejtë ligjore) në dallimin biologjik të trurit të njerëzve. Eksperimentet psikologjike kanë dëshmuar se fëmiun i posalindur mashkull e tërheqin më shumë sendet (lojrat) fizike, kurse çupëzën më shumë njerëzit dhe fytyrat e tyre. Edhe në vendet më liberale europiane, në Nirvegji dhe Suedi, femrat më me qejf studjojnë sociologji se sa fizikë, pedagogji se sa ndërtimtari, kjo sepse preferojnë kontaktet me njerëz më shum se sa me sende. Pra, këto dallime nuk janë vetëm të natyrës sociale.

Propozimligji, mes rreshtave, na e bënë me dije se politika e barazisë gjinore duhet zbatuar edhe nëpër shkolla, si instucione publike juridike, por se si do të duket kjo në jetën reale nga teksti i ligjit në fjalë  nuk mund të dihet. Këtë mund të e dijm nga përvojat e shtetve që tash më janë duke e implementuar këtë politikë gjinore. Pedagogjia liberale nxënësit i huton me informata të parakohshme e të papërshtatshme për seksualitetin, me çka këta më shumë hutohen për personalitetin vetjak se sa armatosen me njohuri të të rriturve. Këta në vazhdimësi i trajnojnë se ndonjë ditë mund të jenë mashkull, e ditën tjetër femër, ashtu që i detyrojnë djemtë të veshin fustane e të luajnë me kukulla. Si rezultat kemi përhapjen e promiskuitetit (prostitucionit) nëpër shkolla, sëmundjet ngjitëse seksuale etj.

Në përmbyllje, detyrimet që rrjedhin prej Konventës së Stambollit dhe praj ligjit të lartpërmendur nuk kuptohen e interpretohen nga të gjithë njerëzit e subjektet njësoj. Partitë e proviniensës majtiste janë më agresive në imponimin e interpretimit neoliberal të barazisë gjinore, interpretim që aktualisht e përkrahë edhe Brukseli zyrtar, por në pajtim me sistemin e vlerave të demokracisë parlamentare, edhe subjektet politike konzervative duhet të koordinojnë aktivitetet e tyre me subjektet simotra të vendeve europiane për të bashkërenditur hapat e veprimit politik dhe për të promovuar agjendën e tyre të përbashkët për sa i përket çështjes së barazisë gjinore, krejt kjo për të evituar dekonstruktimin  e shoqërisë në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Të kuptuarit anarkik  të drejtave dhe të lirisë nga majtistët po na shpie në dogmatizëm politik e epistemiologjik, kurse për të mbrojtur lirinë, si kusht i domosdoshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë që i kemi, duhet të e artikulojmë edhe qëndrimin tjetër, atë konzervativ, për çëshjen në fjalë.