Hansi Flick po mendon ta lë në bankë yllin e Barcelonës në finalen ndaj Real Madridit

Barcelona vuajti shumë në duelin e dytë ndaj Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. 

Sidoqoftë, pavarësisht se u kualifikuan në gjysmëfinale për herë të parë pas gjashtë vitesh, ka më shumë pyetje se sa përgjigje për Hansi Flick. 

Kryesisht ishin lojtarët që po bënin këto pyetje, me Jules Kounde, Frenkie De Jong dhe Robert Lewandowski që morën kritika për paraqitjet e tyre pas ndeshjes. 

Një lajm i mirë nga perspektiva e Barcelonës ishte rikthimi i Dani Olmos nga lëndimi. 

Ai luajti dhjetë minutat e fundit të atij ballafaqimi dhe Flick ka për synim ta rikthejë dalëngadalë në aksion. 

Vetëm dhjetë ditë para finales së Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit, plani i gjermanit është që gradualisht t’i rrisë minutat e tij ndaj Celta Vigos dhe Mallorcas, në mënyrë që të ketë ndikim të madh në ‘El Clasico’ 

Flick ka për mision që ta rikuperojë mesfushën e tij startuese, me Pedrin i cili pushoi për një orë ndaj Dortmundit, De Jong dhe Olmo. 

Ky i fundit mund të mbetet në bankën rezervë ndaj madrilenëve, duke u futur potencialisht nga banka njësoj siç bëri në ndeshjen e parë të këtyre dy skuadrave në ‘Santiago Bernabeu’. 

Në fakt, e përditshmja katalanse Sport ka raportuar se Flick po mendon të luajë me Fermin Lopez nga minuta e parë në finale, me Olmon që do të futej më vonë.