Trajneri gjerman, Hansi Flick i ka kërkuar presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, që lojtarët e ekipit të kenë një vend ku të flenë në qendrën stërvitore, ashtu sikurse shumë ekipe tjera evropiane.
Sipas gazetës Sport, Flick i ka kërkuar të parit të Barcelonës që të ndërtojë një rezidencë për ekipin e parë në ambientet stërvitore të klubit.
Barcelona aktualisht nuk ka një rezidencë në objektin e klubit për ekipin e parë si ekipet e tjera më të mira në Evropë, veçanërisht Bayern Munich dhe Real Madrid.
Për shembull, Kylian Mbappe mbeti i habitur kur u prezantua me dhomën e tij në terrenin stërvitor të Real Madridit në Valdebebas gushtin e kaluar.
#7Jun | 🚨EXCLUSIVA🚨
Aquí les muestro la habitación que ha preparado el Real Madrid para Kylian Mbappé en la Ciudad Deportiva en Valdebebas.
ℹ️ @CDeportivaES pic.twitter.com/p8xUlRu7ue
— Diego Mengual (@MengualEnLinea) June 7, 2024
Kur Flick u bë trajner i Barçës, ai e pyeti Decon nëse kishte një lehtësi të tillë që lojtarët e Barçës të qëndronin gjatë natës në qendrën e Cuitat Esportiva në vend që të shkonin në hotel. Braziliani u përgjigj ‘jo’.
Flick dëshiron një vendbanim të tillë pasi ai beson se do t’i ndihmojë lojtarët të qëndrojnë më afër dhe të arrijnë punë më të thellë.