Barcelona do të udhëtojë sot (e hënë) në Milan para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Interit dhe trajneri Hansi Flick do t’i ketë pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion.
Tekniku gjerman ka vetëm një dyshim në mendje se kush do të luajë si titullar në ‘Giuseppe Meazza’.
Pikëpyetja kryesore është se si ta zëvendësojë Alejandro Balden, i cili nuk do të jetë i gatshëm të luajë ndaj ‘Nerazzurrëve’ në ndeshjen e dytë, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Gerard Martin ka plotësuar mungesën e tij deri më tani, por ka një ndjenjë se Inigo Martinez mund të lëviz në krahun e majtë në vend të Martin, një nga katër opsionet në dispozicionin e tij.
Eric Garcia do të luajë në krahun e djathtë sipas Sport, me Pau Cubarsin që do ta ketë partner njërin nga Martinez ose Ronald Araujo, varësisht çfarë ndodh me krahun e majtë.
Ata besojnë se Martinez do të luajë në të majtë, me Mundo Deportivo që thotë se Martin është ende favorit për ta nisur nga minuta e parë.
Ata gjitashtu kanë nënvizuar se Araujo ishte ndjerë i lodhur pas ndeshjes ndaj Valladolidit.
Balde i bashkohet Marc Casados dhe Marc Bernal në listën e të lënduarve, teksa Wojciech Szczesny do të rikthehet në portë.
Është bërë e qartë gjatë javëve të fundit se zgjedhja e parë e Flick në mesfushë është Frenkie De Jong, Pedri dhe Dani Olmo.
Ata pritet të luajnë titullar sërish, teksa Gavi dhe Fermin Lopez do të jenë opsione nga banka rezervë.
Ndryshime nuk pritet të ketë as në fazën e sulmit, pasi nga minuta e parë pritet ta nisin treshja Raphinha, Ferran Torres dhe Lamine Yamal.