Hani molla në vend të librave

Shkruan: Fitim Nuhiu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon shpërndarjen e Mollave nëpër shkollat ku supozohet të mësojnë fëmijët tanë.

Kjo dramë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës vepron është sa për të qeshur aq edhe për të qarë. Kjo Ministri sikur ironizon me nxënësit dhe fëmijët tanë, duke na thënë: librat s’mundnim dot t’ua siguronim, kështuqë hani molla, bile që të rriteni, qoftë edhe injorantë

Turp i madh për arsimin në Maqedoninë e Veriut, se në çfarë derexheje ka arritur.