Hangzhou: Lojërat Aziatike, 50 ditë numërim mbrapsht

Katër gushti shënoi numërimin mbrapsht 50-ditor nga hapja e Lojërave të 19-ta Aziatike që do të zhvillohen në Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Një videoanimim me titull “Lojërat Aziatike SHOW Hangzhou” u lançua po të premten nga komiteti organizativ, si nisje e seriait të videove promovuese “Lojërat Aziatike, Hangzhou Magjepës”.

Filmi i animuar është prodhuar në bazë të mijëra pjesëve të qëndisura prej mëndafshi, secila me modele, dizenjime dhe ngjyra të larmishme.

Ndërkohë, treni i shpejtësisë së lartë Fuxing, i projektuar posaçërisht për Lojërat Aziatike të Hangzhout, përfundoi gjithashtu provën e parë me pasagjerë të premten. Ai është i veshur me ngjyrë vjollce ylber, një motiv dominues për këtë ngjarje dhe i zbukuruar me modele nga stema, slogani dhe piktograme sportive. Njësia e trenit inteligjent përbëhet nga tetë vagonë me një kapacitet prej 578 pasagjerësh dhe që mund të arrijë shpejtësinë 350 kilometra në orë, shkruan CMG.

Treni do të qarkullojë midis qytetit organizativ Hangzhou dhe pesë qyteteve bashkëorganizatore përreth, si Ningbo, Wenzhou, Jinhua, Shaoxing dhe Huzhou të provincës Zhejiang.
Lojërat Aziatike në Hangzhou do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor, me 483 evente të 61 sporteve, të cilat i përkasin 40 disiplinave.

Më 24 shtator, ditën e parë të garave pas ceremonisë hapëse, do të jepet jo vetëm medalja e parë e artë, por do të zhvillohet edhe sfifa e parë E-sports (sporte elektronike) si një ngjarje zyrtare medaljeje në historinë e Lojërave Aziatike.

Gjithashtu, ngjarja tjetër e shtuar rishtazi në Lojërat Aziatike këtë herë, “breakdancing”, do të takohet me spektatorët më 6 tetor.