Një pjesë e tribunave të stadiumit të Shkupit në Çair janë demoluar mbrëmjen e kaluar. Siç ka sqaruar për gazetën LAJM, njëri nga anëtarët e klubit, Hamza Ismaili, ngjarja ka ndodhur pasmesnate. Rasti është paraqitur në polici, ndërsa përfaqësuesit e FC Shkupit, thonë se dëmi i shkaktuar është mbi 30 mijë euro.
“Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1 pasmesnate. Drejtori sportive i klubit, Omer Bunjaku, më ka thirr në telefon dhe më ka treguar se ka zjarr te tribuna e re. Unë kam dal menjëherë me një mik timin për ta parë se çfarë po ndodh në stadium. Kam parë se ulëset i ka kapluar zjarri dhe me çka kemi mundur e kemi fikur zjarrin. Më pas e kemi parë që edhe lartë te zyrja e gazetarëve është demolim komplet i hapsirave”, tha Hazma Ismaili nga FC Shkupi./Gazeta LAJM