Në konferencën për medie të mbajtur nga Partia Demokratike, kandidati për deputet nga kjo parti, Bedri Hamza, ka thënë se presin që t’i kenë më shumë se 200 mijë vota.
“Dihet cila është partia e parë, por dihet kush është rritë dhe kush është zvogëluar, na presim me që ti kemi më shumë se 200 mijë vota”, tha Hamza, transmeton Klankosvoa.tv
Hamza komentoi edhe dështimin e sistemit të KQZ, duke e cilësiar si gjë jo të mirë, por beson në korrektësinë e institucionit.
“Dështimi I sistemit nuk ka qenë i mirë, për shkak se qytetarët e kanë pritë rezultatin, sidoqoftë unë du me besu në korrektësinë e procesit, du me besu që vota I shkon atij që qytetari e ka qitë në letër”, tha ai.
Ndër të tjerash, Hamza potencoi se PDK e LDK janë rritur, ndërkaq partia në pushtet që kërkoi 500 mijë vota “është zvogëluar”.