Lewis Hamilton ka zbuluar se dhimbja e shkaktuar nga kërcimi i Mercedesit të tij e la atë duke u lutur të përfundojë gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të dielën.
Hamilton kishte përjetuar shqetësime të rënda gjatë stërvitjes dhe kualifikimeve të premten dhe të shtunën, piloti i Mercedesit kishte paralajmëruar se ishte i shqetësuar për garën.
Shtatë herë kampioni i botës garoi në 51 xhiro të së dielës në Baku për të përfunduar në vendin e katërt, duke bërë disa parakalime.
Por, ishte Hamilton që e pranoi se po ‘lutej’ që GP i Azerbajxhanit të përfundojë – ‘Nuk mund ta shpreh dhimbjen’
“Duke kafshuar dhëmbët e mi për shkak të dhimbjes dhe adrenalinës.
Unë nuk mund të shpreh dhimbjen që përjetoni këtu. Në fund, ju thjesht po luteni që ajo të marrë fund”, ishin fjalët e britanikut, përcjell lajmi.net.
Hamiltoni ka luftuar me problemet e kërcimit të Mercedes gjatë gjithë fundjavës, duke pretenduar pas kualifikimit se shpina e tij kishte probleme.




