Hamilton përgëzon Verstappen pas kualifikueseve: E meritoi, bëri xhiro të mrekullueshme

Lewis Hamilton ka përgëzuar rivalin e tij Max Verstappen për kualifikueset e sotme.

Britaniku ka thënë se holandezi e meritoi këtë ‘Pole-position’, pasi bëri një xhiro të mrekullueshme për të cilën Mercedes nuk pati përgjigje.

Megjithatë, ai është optimist se në garën e nesërme mund të kthejë situatën në favorin e tij, dhe të shpallet kampion.

“Max bëri një xhiro të shkëlqyer dhe ne nuk kishim përgjigje sot. Ai e meritoi plotësisht ‘pole’”, ka thënë Hamilton.

“Por, ne mendojmë se jemi në pozitë të mirë dhe me gomat nesër ne mund të shpresojmë për një garë të mirë. Jam akoma në rreshtin para dhe nga aty mund të navigoj”, ka shtuar 44-shi i Mercedes.

Hamilton dhe Verstappen nesër i japin fund dilemës për titullin e kampionit në Formula 1, për vitin 2021.