Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi të shtunën se 7,703 njerëz ishin vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Izraelin.
Sipas ministrisë, më shumë se 3,500 fëmijë janë në mesin e vdekjeve të regjistruara që nga fillimi i luftës më 7 tetor, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Raporti i fundit i komunikuar të premten tregoi 7,326 vdekje.




