Hamasi hedh raketa në Tel Aviv, ka të lënduar

Dy gra në Tel Aviv janë lënduar nga predha pasi Hamasi ka lëshuar një breshëri raketash në Tel Aviv.

“Rreth orën 2 u lëshua sirena në Tel Aviv. Dy vende u goditën nga raketat”, e ka cituar Reutersi një mjek. “Një grua u godit në veturën e saj”.

Hamasi ka thënë se sulmet e fundit janë përgjigje për vdekjet në rritje të civilëve në Gaza.

Ushtria izraelite ka thënë se rreth 9,500 raketa e dronë janë hedhur në Izrael nga Gaza dhe fronte të tjera që nga 7 tetori. Rreth 12% e raketave të hedhura nga brenda Gazës kanë rënë brenda territorit palestinez, ka thënë ushtria.

Ndërkohë, ekipi i kombëtares izraelite po ashtu është evakuuar derisa po udhëtonte drejt aeroportit për të ardhur në Kosovë për ndeshjen e së dielës.