Izraeli dhe Hamasi pritet të fillojnë sot bisedime indirekte në Egjipt, me qëllim zbatimin e planit të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump për Gazën.
Bisedimet përgatitore filluan në orën 10:00 sipas kohës lokale (08:00 BST) midis Hamasit, Katarit dhe Egjipitit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Hamasi ka rënë dakord me disa pjesë të planit 20-pikësh të Trumpit, përfshirë lirimin e pengjeve izraelite – por nuk i ka pranuar të gjitha kushtet.
Delegacioni i Hamasit udhëhiqet nga Khalil al-Hayya, të cilin Izraeli u përpoq ta vriste në Katar muajin e kaluar.
Ndryshe, të dielën në mbrëmje, Trump bëri thirrje që “të gjithë të veprojnë shpejtë”.