Haliti: Thaçi i ka rritur rrogat për 50%, por jo për blerje votash

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sidomos me ndarjen e mjeteve financiare nga buxheti për disa kategori shoqërore në vend.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova, përmendi kohën kur në Kosovë kryeministër ishte Hashim Thaçi.

Haliti tha se asokohe Thaçi i ka rritur pagat, por jo për blerje votash.

“I ka rritë rrogat 50%, parlamenti s’ka pranuar me i rritë rrogat, deputetët dojshin me qenë shumë popullor “rrogat më të voglat popullit, rrogat më të mëdha ne, dhe pastaj i ranë pishman që nuk i rritën rrogat. Kanë mbetur ato rroga, të tjerëve ju ka rritë për 50%. Edhe tash po premtojmë rritje prej 50%”, deklaroi ai në Klan Kosova.