Haliti: Refuzimi i ofertave nga ShBA është gabim

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë që refuzimi i ofertave nga Shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Kosova është gjë e gabuar.
Sipas Halitit, kjo madje është budallallëk dhe Kosova nuk duhet t’i thotë kurrë JO, ShBA-së.

“Unë mendoj që budallakia më e madhe e kësaj Qeveria është kjo rezistencë për të pranuar ofertën që e bëjnë kompanitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të investojnë”, ka thënë Haliti në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Ato janë kompani strategjike dhe qëllimi i Kosovës duhet me qenë i qartë. Nuk ka me i thanë Amerikës ‘JO’. Kurrë. Kurrë”.
Haliti tha se populli duhet të mblidhet dhe të protestojë për shkak të kësaj situate të krijuar.

“Edhe unë mendoj që për këtë refuzim do të duhej nesër shoqëria civile dhe populli me qenë në shesh. Me qenë në shesh, me protestu i madh e i vogël, edhe me u nisë sonte, sonte me u nisë me e mushë sheshin, me tregu që shqiptarët janë proamerikanë, edhe nëse humb financiarisht Kosova, na nuk mujmë me i thanë Amerikës ashtu. Interesi i Ballkanit, interesi i Evropës është largimi sa më shumë i interesave ruse nga kjo pjesë e botës, sepse rreziku është më i vogël në qoftë se largohet”.