Halil Krasniqi: Kur BDI votoi PRO gjuhës serbe, këshilltar i PDSH-së guximshëm tha JO!

“Kur BDI votoi PRO gjuhës serbe në Kumanovë, vetëm një këshilltar i PDSH-së pati guximin të thotë JO!

Në historinë politike të Kumanovës do të mbetet i shënuar qëndrimi i një politikani vizionar, i cili më 4 maj 2010 ngriti zërin dhe votoi kundër zyrtarizimit të gjuhës serbe dhe rome, duke mbetur zëri i vetëm shqiptar që kundërshtoi .

Është detyrë e jona t’ua rikujtojmë qytetarëve të Kumanovës se strukturat dhe votuesit e BDI-së e presin kryetarin e tyre, z. Ali Ahmetin,në objektin ( ish komiteti ) Pikërisht në këtë vend., këtu, para 16 vitesh, BDI-ja në Kumanovë votoi unanimisht për zyrtarizimin e gjuhës serbe në komunë.

Menjëherë pas këtij vendimi, BDI qendrore e shpërbleu kryetarin e Degës së Kumanovës duke e emëruar drejtor në nivel shtetëror. Faktet mbeten fakte, ndërsa qytetarët nuk harrojnë …

Kumanova gjithmon ka pasur dhe do të ketë personalitete politike me vizion, të cilat nuk e kanë shkelur amanetin e shqiptarëve dhe kanë ditur ta mbrojnë dinjitetin kombëtar.

Në atë kohë të vështirë, kur shumëkush heshti, pati edhe nga ata që ngritën zërin kundër zyrtarizimit të gjuhës serbe dhe rome. Në Kuvendin Komunal u dëgjua një zë i vetëm, një qëndrim i palëkundur, një votë kundër këtij vendimi që shumë shqiptarë e konsideruan të padrejtë dhe fyes.

Ai ishte këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili me guxim tha JO.

Shqiptarët nuk kanë derdhur gjak, nuk kanë sakrifikuar breza të tërë dhe nuk kanë luftuar për lirinë e tyre kolektive që të nëpërkëmbet gjuha shqipe dhe vlerat kombëtare. Lufta dhe sakrifica e tyre ishte për gjuhën shqipe, për identitetin shqiptar dhe për dinjitetin e këtij populli.

Prandaj, çdo veprim që bie ndesh me këtë ideal është i papranueshëm dhe fyen ndjenjat e shumë shqiptarëve.

Fatkeqësisht, në atë periudhë, BDI-ja dukej se kishte dhe ka prioritete të tjera, më shumë e angazhuar për interesa personale dhe pasurim individual sesa për mbrojtjen e premtimeve që ua kishte dhënë qytetarëve të Kumanovës.

Historia mban mend ata që heshtën, por edhe ata që patën guximin të qëndrojnë në anën e popullit.

A ishte ai Halil Krasniqi?

Edhe sot ndjehem krenar që mbrojta dinjitetin dhe interesin e shqiptarëve në Kumanovë. Le të jetë kjo një frymëzim për brezat që vijnë, që të jenë gjithmonë krenarë për identitetin e tyre dhe të mbrojnë interesin kombëtar.
Kumanovarët nuk harrojnë.”

*Status fejsbuku i ish-këshilltari dhe përfaqësuesit të lartë të PDSh-së