Pas deklaratës së Nasim Haradniajt se nëse dënonhen isb krerët e UÇK’së në Hagë, do të kallet shqiptaria, i ka reaguar veprimtari Halil Gexi. Ai ka qenë mjaft i ashpër me Haradinajn. “Nëse s’mund t’ia vësh fIakën Kosovës, thirre edhe Radoiçiqin”, e ka porositur Geci.
Postimi i plotë:
NJË KËSHILLË PËR NASIMIN:
NËSE S’MUNDESH TA VËSH FLAKË KOSOVËS I VETËM, THIRRE EDHE RADOJÇIQIN!
“Skënder Begu” i Dukagjinit, alias Nasim Haradinaj, po kërcënon se “do të digjet flakë Kosova” nëse ia dënojnë Polarin.
Mos u ngut, Skënderbeg! Nëse mendon se nuk mund ta bësh i vetëm, thirre edhe Radojçiqin, se ai mezi pret ta kallë e ta destabilizojë Kosovën. E kur t’i bashkoni flakët, Radojçiqi e Skënderbegu dalin edhe më të kuqërremtë.
Me siguri, nëse Skënderbegu e djeg Kosovën, pa dyshim se Polarin do ta shpëtojë nga përgjegjësia.
Ngase Kosova ka mbetur çakmak në xhepin e Skënderbegut.



