Halidi vjen me “Bon Appetit” – një projekt ndryshe që sjell freski në skenën muzikore

Reperi i njohur nga Kosova, Halidi, ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Bon Appetit” – një projekt që sjell një qasje krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Kënga është publikuar në platformën YouTube dhe që në pamjet e para bie në sy për stilin e veçantë, si në muzikë ashtu edhe në realizimin vizual. Teksti i këngës është shkruar vetë nga Halidi, duke dëshmuar edhe një herë se ai jo vetëm interpreton, por edhe krijon me përkushtim. Ndërkohë, producimi është përkujdesur nga Vizion Records, një emër tashmë i njohur në industrinë muzikore shqiptare për cilësinë që sjell në çdo projekt.

“Bon Appetit” shoqërohet edhe me një videoklip shumë dinamik dhe interesant, i cili është xhiruar në disa lokacione të ndryshme, duke ofruar një estetikë të pasur vizuale dhe duke e kompletuar atmosferën që përcjell kënga.

Me këtë projekt, Halidi dëshmon se është artist në rritje që nuk heziton të eksperimentojë dhe të sjellë risi, duke e mbajtur audiencën të interesuar dhe të surprizuar.