Hajredini: Me ‘flamur evropian’ kundër Bashkimit Evropian!

Shkruan: Xhevdet Hajredini

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian (BE) është që në këtë rast (moment) nuk është i arsyeshëm përdorimi i “Flamurit Evropian” për procedurë të përshpejtuar, lidhur me sjelljen e ligjeve. A mos mendon Mariçiqi se dikush nga BE’ja apo në Maqedoninë e Veriut, i beson se “Levica” me vetëm dy deputetë nga gjithsejt 120 deputetë në Parlament, si parti proruse, anti-NATO, anti-BE, me anë të bllokadës jolegjitime, do të mund të bëjë gjithcka për t’i penguar korridoret të cilat duhet t’i ndërtojë kompania amerikane.

SHBA’të dhe BE’ja, jo më pak se Mariçiqi janë të informuara me situatën në Maqedoninë e Veeiut, sepse, ata janë të pranishëm këtu që kur Mariçiqi ishte shumë i ri, për t’i besuar atij.

Ndërtimin e korridoreve askush nuk mundet (e as që e dëshiron) ta pengojë. Madje-madje as që janë kundër NATO’së dhe BE’së ata që duan ta pengojnë krimin dhe korrupsionin nëpërmjet kontratës së fshehtë me kompaninën “Behtel-Enka”, për të cilën kryeministri Kovacevski thotë se nuk e fsheh, por, megjithatë, nuk mund të kihet qasje tek dokumenti në fjalë.
Kundër korridorit ishin dhe janë, ata ta cilët duke qenë në pushtet 20 vjet me radhë nuk kanë bërë asnjë kilometër nga Korridori 8. Nuk munden të ndërtojnë autostrada “koordinatorët” e Zaevit dhe Kovacevskit, të cilët për 6 vjetë me radhë nuk ishin në gjendje të ndertojnë 2 kilometra, nga autostrada Shkup-Bllacë, gjatësia e të cilës është 12,5 km”, shkruan Xhevdet Hajredini ne profilin e tij ne facebook.

* Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave të Maqedonisë së Veriut