Përderisa do të jenë në pushtet dhe do të kemi gjyqësor skajshmërisht të korruptuar, nga ndjekja penale dhe politike, do të shpëtojnë të gjithë politikanët për të cilët u publikuan apo ekzistojnë incizime kompromentuese. Për përgjegjësi morale as që bëhet fjalë, për shkak se u dëshmua se ata nuk kanë moral. Vërtetësia (autenticiteti) i inçizimeve (përgjimeve) as që mundet të injorohet, prandaj ata me anë të injorimit të të njëjtave incizime, shpresojnë se do të “shkrihen si bryma i mëngjesit”, sic theksoi njëri nga protagonistët e këtyre materialeve kompromentuese. Përpjekja, tani për tani, për të ndaluar me ligji publikimin e incizimeve, për shkak se incizimet (përgjimet) ishin bërë në mënyrë të jashtligjshme, në të ardhmen, mundet të mos ju ndihmojë shumë. Lidhur me këtë, Komisioni I Venedikut (Venecias) ka deponuara mendimin se madje edhe bisedat private duhet të publikohen, nëse të njëjtat e prekin interesin publik. Është e mundur që kjo situatë të vazhdojë edhe më tutje, vetëm shteti dhe qytetarët nga kriza e brendshme dhe e sigurisë nuk do të dalin, pavarësisht anëtarësimit në NATO dhe, shpresojmë , në fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve me BE (Bashkimin Europian). Xhevdet HAJREDINI
P.S. Çështja është nëse do të mundet dhe sa do të mundet të na ndihmojë Aktgjykimi i Gjykatës “së pavarur” të Kërcovës”, me anë të të cilit kohë më parë u dënua El Cheka. Nëse El Cheka do të dënohej, një gjë e tillë paraprakishte ishte paralajmëruar nga “kompetentët”, por nga SHBA-të nuk u kthye në Maqedoni.