Hajredini: Duhet hetim gjithëpërfshirës për Ali Ahmetin

“Hetim gjithëpërfshirës nevojitet për Ali Ametin. Të gjithë tjerët ai i emëron dhe para tij përgjigjen”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri i financave dhe njohësi i zhvillimeve politike, Xhevdet Hajredini.

Ai ditëve të fundit me disa postime ka komentuar vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe familjes së tij si persona të padëshiruar nga SHBA, përcjell portali MKD.

Hajredini ka ironizuar edhe deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se: “po të isha në listën e zezë do të jepja menjëherë dorëheqjen!”.

Sipas tij, ai që e fshehu të gjithë krimin dhe korrupsionin e Merkos dhe të tjerëve, tani rri në Strumicë. (INA)