Hajnat vodhën 40 euro në një xhami në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur brenda një xhamie në Ferizaj.

Persona të panjohur kanë depërtuar brenda dhe nga aty kanë vjedhur dy kasaforta me 40 euro.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Ferizaj 17.01.2023 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur dy kasaforta me para në vlerë dyzetë (40) €. Rasti në procedurë hetimore.