Hajnat thyejnë shtëpinë e David dhe Victoria Bechkam derisa këta ishin brenda

Një ngjarje shumë e frikshme ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Beckham.

Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e David dhe Victoria Beckham në Londër, ndërsa ata ishin brenda në fund të shkurtit.

Të hënën, më 28 shkurt, David, 46 vjeç dhe Victoria, 46 vjeç, ishin në katin e poshtëm me vajzën e tyre 10-vjeçare Harper kur hajdutët hynë nga një dritare në një dhomë gjumi në katin e sipërm, duke vjedhur sende me vlerë mijëra dollarë.

Thyerja kaloi pa u vënë re derisa djali 17-vjeçar i çiftit, Cruz, u kthye në shtëpi dhe zbuloi xhamin e thyer në dhomën e plaçkitur.

“Familja e Bechkam kanë rënë viktimë e disa hajdutëve mjaft profesionistë që kanë vepruar në zonë”, tha një burim për The Sun.

Burimi shtoi se Beckham’s janë “të tronditur” pas kësaj dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua.

Policia e Londrës konfirmoi se po hetonte situatën dhe tha se është e paqartë se sa persona ishin të përfshirë.