Prokuroria ka ngritur padi ndaj një vjedhësi i cili ka plaçkitur veturën e një të punësuare në Ministrinë e Punëve ët Brendshme prej ku ka marë para dhe gjësende në vlerë prej 50 mijë denarëve.
“I pandehuri, 47 vjeçar, më 28 mars, ka hapur veturën Audi në bulevardin ‘Nikolla Karev’, prapa stacionit policor ‘Bit Pazar’, ka marrë para, kartela bankare, dy legjitimacione zyrtare të MPB-së dhe kartelë për hyrje në MPB, si dhe gjësende tjera në vlerë prej 50 mijë denarëve”, njoftoi Prokuroria.
Siç duket bëhet fjalë për vjedhës profesionist. Kur e ka vërejtur policen se po e len çantën në ulësen e pasme në veturë dhe po e mbyll derën, ai ka përdorur ka përdorur aparat për bllokim të sinjalit dhe sistemit për mbyllje, duke penguar që të mbyllet dera, pa u vërejtur ky problem nga pronarja e veturës, transmeton gazeta Lajm. Kur ajo është larguar, vjedhësi është futur në veturë, i ka vjedhur gjësendet e përmendura dhe është larguar.
Prokurori Publik ka kërkuar nga Gjykata që për vjedhësin në fjalë të caktojë paraburgim, thuhet në njoftim.