Klubi i Real Madridit mbeti i shtangur të enjten në mëngjes panë se dyqani zyrtar i klubit, i cili gjendet brenda stadiumit të tyre, ishte grabitur në orët e para të mëngjesit.
Grabitja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit, ku një grup hajdutësh thuhet se kishin futur një automjet në fasadën e objektitm raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.
Hajdutët morën të gjitha mallrat zyrtare që mundnin, duke mbushur tre automjete me këmisha, veshje dhe produkte të tjera të markës së klubit.
Policia tani po heton ngjarjen, duke parë pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke u përpjekur të gjurmojë automjetet sipas targave të tyre.
Hipoteza fillestare e autoriteteve është se të tre makinat ishin vjedhur.



