Shtëpia e Otamendi është sulmuar nga hajdutët gjatë mbrëmjes së kaluar.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe skuadra portugeze, Benfica, përmes një komunikate zyrtare.
“Benfica konfirmon se lojtari Nico Otamendi ishte viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.
“Lojtari dhe familja po bëjnë mirë, përkundër se janë shqetësuar nga situata e përjetuar”, thuhet tutje.
Raportimet nga Portugalia thonë se katër persona janë futur në shtëpinë e tij, pas ndeshjes së skuadrës së Benfica ndaj Famalicao.