Publikohen pamjet kur Elvis Shkambi, pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja me armë brenda sallës së gjyqit, del i qetë në oborr dhe pret policinë për ta arrestuar.
Siç shihet nga pamjet për JOQ, kamera e sigurisë ka kapur momentin kur vrasësi, bashkë me xhaxhain e tij, qëndrojnë si dy qytetarë në pritje të rendit.
Në një skenë që ngjan më shumë me një parodi institucionale, autori vetë njoftoi policinë për krimin, duke thënë: “Hajdeni, unë jam vrasësi!”.