“Hajde këtu, e di ç’të bëj”, publikohet video e sherrit mes Renato Mekollit dhe gazetarit!

Një video virale po qarkullon online e cila ka ngjallur kureshtje. Bëhet fjalë për ThumbON, emisioni i ka bërë një Kamera të Fshehtë shefit të kuzhinës më të komentuar të momentit, Renato Mekolli.

Gazetari i ThumbON, Ronaldo Sharka shkon për një drekë në restorantin e Mekollit, në bashkëpunim me stafin e këtij të fundit, e bënë Renaton për “ujë të ftohtë”.

Gazetari i cili ndodhej për të ngrënë më të “dashurën”, bëhet xheloz dhe sajon situata sikur mes Renatos dhe të dashurës së tij ka diçka, çfarë e bën situatën të degradohen në ngritje tonesh zëri e kërcënimesh, se çfarë ndodh më tej e zbuloni sot në “Thumb On” në RTV Ora me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun.