Hajdari: Të sanksiononte qeveria administratorët dhe korrupsionin, masat do t’ishin më të përballueshme

Analisti dhe botuesi i gazetës Lajm Fejzi Hajdari, në një intervistë për Televizionin “Ora News” Tiranë, lidhur me Pakon e masave antikrizë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ka thënë se këto veprime kanë mundur të janë shumë më të lehtëpërballueshme sikur qeveria të kishte qenë më racionale me shpenzimet e panevojshme, stratosferike. “Po të kishte menduar esull qeveria e Maqedonisë pak më parë, sot masat e këtilla antikrizë do të kishin patur kosto shumë më të lehtë. Po të kishte reduktuar pagat që ndahen nga buxheti shtetëror për administratorët të cilët vite me radhë qëndrojnë në shtëpi dhe paguhen nga shteti, sikur qeveria të kishte patur suksese në luftimin e korrupsionit në qeveri, masat e këtilla jam i bindur se do të ishin shumë më të lehta-më të përballueshme për qytetarët”, ka thënë për Ora News, botuesi i gazetës Lajm.