Kryeministri i Kosoves Albin Kurti do ta dridhë BDI me faktin se publikisht i opozitës shqiptare ne Maqedoninë e Veriut, kurse keto zgjedhje do te paraqesin test final nëse “Integristët akoma janë në formë politike dhe të cilën e barttën per 20 vite.
Nje pjesë e analisteve thone se mbeshtetja e kryeministrit eshte e qarte “pro” opozites. Sipas njohesve te rrjedhave politike ne MV, elektorati shqiptarë do të votojë per opsionin qe do te jete kunder korrupsionit.
Sa i perket popullaritetit dhe mbeshtetjes se Albin Kurtit ne Maqedoni, ajo eshte ne menyre proporcionale e shtrirë në të gjitha partitë. Një numer i konsiderueshem i anetaresise se BDIsë ka simpati të medha ndaj Albinit dhe Vetëvendosjes, por që nuk janë aq të zëshëm ne mbeshtetjen e tyre, sic jane ata te opozites shqiptare. Rrjedhmisht rreziku i vetem nga Vetvendosja ne Maqedoni eshte per qarqet oligarkike dhe funksionarët e përjetshëm të BDI-së, për të cilët elektorati shqiptarë ka qëndrim negativ ndëshkues, pavarësisht asaj nëse Vetvendosje do të merrë pjesë apo jo ne zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë per televizionin “Alfa” analisti Fejzi Hajdari.
Zoti Hajdari thotë se ndryshimin do ta bëjnë të papërcaktuarit, që janë në shumicë tek elektorati shqiptarë, kurse këto kuadro të përjetshme të BDI-së, vështirë që do t’i votojë elektorati shqiptarë.