Hajdari për ABC NEWS: Po te mos favorizonte “MiniSchengeni” Serbinë në rajon, Vuçiqi e Serbia kurrë s’do ta mbeshtesnin

ABC News: Si eshte pasqyruar nga shtypi ne Maqedoni Samiti i sotem?

Hajdari: I eshte dhene nje hapesire e madhe mediatike, pak a shume, ashtu sic meritojne eventet e tilla. Jo pak ne kete kane ndikuar edhe mediet ne pergjithesi, sidomos ato qe jane nen kontrollin e rrepte te qeverive respektive te tre shteteve ne fjale. Jo pak jane shenuar edhe tendenca per ta paraqitur kete Samit, si jetik dhe me shume perspektiv per rajonin, gje me te cilen nuk jane pajtuar analistet e pavarur por edhe mediat joqeveritare shqiptare, qe fatkeqesisht ne Maqedoni jane shume pak ose me saktesisht nje ose dy.

ABC NEWS: A ka dallime ne qendrime mes mediave maqedonase dhe atyre ne gjuhen shqipe? Nese Po, pse?

Hajdari: Natyrisht qe ka dallime madje te medha. Mediet maqedonase, dhe ato shqiptare qe jane nen kontrollin e partive shqiptare ne qeveri, kryekeput jane perpjekur ta relativizojne efektin dhe rrezikun eventual per shqiqptaret te Mini Shengenit Ballkanik, duke e paraqitur te njejtin si nje samit me rendesi per rajonin. Ne nje linje me mediet shqipe proqeveritare, kane qene edhe te gjitha mediet maqedonase. Keto te fundit ne fakt, kur eshte ne pyetje interesi shqiptar, gjithmone rreshtohen kunder, ndersa ne rastin konkret duke e pasqyruar samitin, nuk kane rreshtur te komentojne se si ky event eshte nje celës per perspektiven ekonomike dhe europiane te rajonit dhe sidomos Maqedonise se Veriut.

ABC News: Ju vet cfare qendrimi keni per kete nisme? Po qendrimi i Kosoves si ju duket?

Hajdari: Ne radhe te pare qendrimin e Qeverise se Kosoves se Mini-Shengeni Ballkanik, eshte ide e Serbise, e quaj te drejt, serioz, madje-madje te munguar deri tani nga politika kosovare. Kryeministri i Kosoves Albin Kurti, idene e ketij projekti qe mbeshtet nga Rama, Vuciq dhe Zaev, e quan ide qe favorizon Serbine ne lider rajoni kundrejt faktorit politik shqiptare. Ne fakt ky eshte edhe synimi kryesor i Edi Rames qe mbeshtetet fuqishem nga Zaev.
Ju e dini se nje nder qellimet kryesore per fillimin e luftes se pergjakshme ne ish-Jugosllavi, ka qene pikerisht edhe dalja e Serbise me cdo kusht ne detin Adriatik, gje te cilen Vuciqi por edhe Zaev, do te mundohen ta realizojne nepermjet “zemergjeresise” se Edi Rames. Dalja ne det e Serbise, me duhet ta them, ka qene pjese e projekteve famkeqe per debimin e shqiptareve nga trojet e tyre, te cilat sic dihet i kishte hartuar Akademia dhe Kishes serbe. Vetvetiu po shihet se cilat do je jene beneficionet dhe privilegjet nga ky projekt per Serbine. Po te mos kishte qene ky qellimi, jam i sigurte se Serbia kurre nuk do te pranonte te ishte pjese e Mini Shengenit te tille.
Me lejoni vetem edhe kete ta them per shikuesit tuaj se partite shqiptare dhe shoqeria civile mbareshqiqptare duhet haptas te distancohet nga Jugosllavia vogel e Vuciqit, te cilen cuditerisht per motive te dyshimeta po e mbeshtet edhe Edi Rama.