Hajdari për A2 CNN: Qeveria e re vështirë se mund ta zgjidhë krizën politike

Analisit politik nga Shkupi Fejzi Hajdari, ne nje interviste per Televizionin A2 CNN, duke komentuar perfshirjen e Alternatives (AAA) ne Qeverine “Zaev” dhe stabilitetin e saj eventual, ka shprehu nje doze skepticizmi se numrat e tanishem te deputeteve do te mund ta zgjidhin krizen politike, e cila u krijuar fill per perfundimit te votimeve per zgjedhjet lokale. “Me vet faktin qe Zaev perballe AAA’se u tregua shume dorelire sa i perket posteve, tregon pozicionin ‘pat” te Ekzekutivit. Numrat e tanishem te qeverise nuk eshte se premtojne ndonje stabilitet te qendrueshem, sidomos duke patur parasysh “prostitucionin politik te ca deputeteve”, qe ne njefare menyre, fatkeqesisht po shnderrohet ne nje praktike te pazakontë ne Maqedonine e Veriut. Nuk ka ndonje garance se dicka e tille neser nuk mund te perseritet. Pikerisht dukuria e fundit, dhe obligimet e vendimet e medha qe e presin Qeverine e ardhshme, nuk lene shume per te shpresuar. Ketu ne radhe te pare eshte Kontesti me Bullgarine, i cili veshtire se mund te kaperdihet edhe aq lehte, per shkak te tajmingut dhe rrethanave qe jane krijuar, pavaresisht presioneve qe vijne nga nderkombetaret”, ka thene nder te tjera Fejzi Hajdari per A2 CNN.