Analisti nga Shkupi dhe botuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari, është shprehur optimist se shumica e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do t’i japin dritë jeshile “propozimit francez”. Duke folur gjatë një debati televiziv, në televizionin ABC News, Hajdari i ka thënë gazetarit të njohur nga Tirana, Endri Xhafo, se protestat e organizuara në Shkup janë të koordinuara nga partitë maqedonase, në pushtet dhe opozitë.
“Jam optimist i madh se propozimi francez do te miratohet, kurse protesta e maqedonasve eshte e koordinuar mes partive maqedonase pozitë-opozitë dhe ka per qellim anashkalimin (mospërfshirjen) e gjuhes shqipe nga Propozimi francez. Fatkeqesisht partite shqiptare po bejne gabimin e radhes qe nuk harmonizuan qendrimet partiake, per futjen e gjuhes shqipe ne Propozim gjegjesisht vënien e shqipes në nje rrafsh me maqedonishten”, është shprehur Hajdari.