Hajdari: Me Ohrin, i jepet mesazh qarqeve ruso-serbe se ky vend është pjesë e NATO’së e BE’së

Gjatë një paraqitje për Televizionin e Tiranës “Panorama”, lidhur me takimi e ardhshëm Kurit-Vuçiq që do mbahet nën patronazhin e BE’së në Ohër, në kontekst të firmosjes së Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, analisti politik Fejzi Hajdari ka thënë se Ohri është zgjedhur jorastësisht për mbajtjen e takimit, sepse BE’ja dëshiron t’i nisë një mesazh qarqeve ruso-serbe, të cilat në Shkup kanë qëllime tendencioze për mosfirmosjen e kësaj marrëveshjeje.

“Ohri u zgjodh për shkak të simbolikës së nënshkrimit edhe të disa marrëveshjeve politik me peshë, por edhe për t’i çuar një mesazh qarqeve ruso-serbe në Shkup e gjithandej në rajon, se Maqedonia e Veriut është në NATO dhe me një këmbë edhe në BE. Qarqet e këtilla në Shkup janë shumë detsruktive dhe po punojnë për minimin e firmosjes së Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve Kosovë-Serbi. Mendoj se është mirë edhe shqiptarët ose më mirë partitë shqiptare të këtushme, që janë pro “Open Ballkan”-it, ta ndihmojnë brenda mundësive arritjen e një marrëveshje të këtillë dhe me këtë të evitohen kërcënimet eventuale për shtrirjen e skenarëve të Putinit në rajon”, ka thënë për Televizionin Panorama, Fejzi Hajdari.