Hajdari: Kryeministri shqiptar ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, por është “shitur” për milionat e aferë Telekom

Analisti Fejzi Hajdari, i cili në cilësinë e gazetarit në vitin 2001 ka përcjellur nga afër negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, thotë se në kuadër të pjesës joformale të kësaj marrëveshje, ka qenë e paraparë që shqiptarët shpejtë pas përfundimit të luftës të kenë kryeministrin shqiptar. Sipas Hajdarit, kjo nuk është realizuar asnjëherë deri sot dhe ka dështuar pas aferës disa milionëshe të Magjar Telekomit. Rikujtojmë, se në këtë aferë, përmenden Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Vllado Buçkovski.

“Sipas informacioneve të mia, por edhe shumë kolegëve tjerë, kryeministri i parë shqiptar është dashur të zgjedhet shuam më herët. Kjo ka qenë e dakorduar në kuadër të pjesës joformale të Marrëveshjes së Ohrit, por gjithçka ka dështuar pas aferës me milionat Telekomit. Që aty ka filluar rënia e çështjes shqiptare në Maqedoni të ringjallur me gjakun e dëshmorëve në vitin 2001”, thekson Hajdari.