Hailey i thotë publikisht Justinit: Të lutem, ji puthja e viteve të reja edhe kur të bëhem 80-vjeçe

Hailey i bëri dedikim dashurie partnerit.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të shoubizit, vitin që e lamë pas, shkruan lajmi.net.

Dyshja 2019-ën nuk do ta harrojnë asnjëherë, ngase është viti kur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Së fundi, modelja publikoi disa imazhe pranë këngëtarit, teksa e tha publikisht edhe dëshirën për Vitin e Ri.

“Të lutem ji puthja e viteve të reja edhe kur të bëhem 80-vjeçe”, ka shkruar ajo.