Haaland thotë se ka vend për përmirësime te Man City

Erling Haaland ka folur pas fitores në xhiron e katërt të Premier Ligës, ndaj Crystal Palace.
Heroi i hat-trick-ut, Haaland, ka insistuar se ai dhe City do të vazhdojnë të përmirësohen, pasi pësuan dy gola për të mposhtur Crystal Palace 4-2 në Premier Ligë.

Haaland udhëhoqi ‘Citizens’ në super rikthimin në ‘Etihad’ ndaj Crystal Palace.

Me tri golat e sotëm, e çoi në gjashtë numrin e golave pas katër ndeshjeve të zhvilluara në ligën angleze.

“Ndihem shumë mirë dhe po, nuk kam pse të them shumë sepse ndjenja është e mahnitshme.

E shihni në fushë, më pëlqen. E ndjej lidhjen rreth meje.

Sigurisht që duhet kohë për të njohur mirë njerëzit, por e di që do të vijë dhe do të bëhemi edhe më mirë.

Të gjithë këtu, ne luajmë për njëri-tjetrin dhe luajmë së bashku. Kjo është një gjë shumë e mirë në City”.

Pas katër ndeshjeve Man City ka gjithsej 10 pikë.